“Së shpejti gjërat do të ndryshojnë”, Florian Wirtz i etur për të pasur sukses te Liverpooli

Mesfushori Florian Wirtz ka folur hapur për periudhën “të vështirë” që po kalon Liverpooli, por ka insistuar se ai personalisht është shumë i lumtur në Anfield, pavarësisht rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit.
“Reds” u ndalën sërish të mërkurën mbrëma, këtë herë në barazimin 1:1 ndaj Sunderlandit në “Anfield”, në një ndeshje ku skuadra e Arne Slot ishte me fat të merrte qoftë edhe një pikë pas një paraqitjeje tjetër të zbehet.
Wirtz, i cili shkëlqeu ndaj Sunderlandit pas një performancë inkurajuese gjatë fundjavës, u informua për një episod të pafat pas përfundimit të takimit gjatë intervistës pas ndeshjes, pasi goli iu regjistrua si autogol.
"Nuk ka rëndësi për mua. Barazuam. Ne donim të fitonim. Kjo ka rëndësi sot. Fat i keq", u përgjigj ai pasi u njoftua për situatën.

22-vjeçari ka pasur një fillim të ngadaltë në Merseyside pas transferimit të tij prej 116 milionë funtesh nga Bayer Leverkusen, por ndeshjet e fundit tregojnë se po fillon të gjejë ritmin. Edhe pse fillimi në fanellën e Liverpoolit nuk ishte ideal, Wirtz mbetet optimist dhe i motivuar.
"Para së gjithash, jam pritur shumë mirë nga skuadra. Është një ekip shumë i mirë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”.
"Sigurisht, javët e fundit kanë qenë të vështira për ne si ekip, por jemi në një rrugë të mirë për t’u rikthyer."
"Po bëjmë gjithçka për t’u rikthyer dhe për t’i fituar ndeshjet. Donim fitoren sot. Duam të jemi në krye të tabelës, thjesht duhet të vazhdojmë dhe të punojmë shumë. Shpresoj që gjërat të ndryshojnë”./Telegrafi


















































