Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, një forum i rëndësishëm që forcon bashkëpunimin rajonal dhe nxit përparimin drejt integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ndau foton familjare nga samiti, duke e cilësuar këtë takim si një platformë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian të rajonit.


“Së bashku në Samitin e Procesit Brdo-Brijuni, një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal në funksion të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Begaj.

Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit vazhdon të jetë një platformë kyçe për dialogun dhe koordinimin e politikave rajonale në funksion të integrimit evropian. /Telegrafi/