Anthony Joshua dhe Wladimir Klitchko janë ndeshur sonte në stadiumin legjendar londinez të Wembleyt.

Pos futbollistit shqiptar, i cili luan për kombëtaren zvicerane, Xherdan Shaqiri, në duelin e vitit kanë qenë prezent edhe yje të tjera botërore.


Në mesin e tyre ishte edhe aktori hollivudian Arnold Schwarzenegeer, këngëtari Jay-Z si dhe ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Rio Ferdidand, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu në shkallët e stadiumit që ishte i mbushur me mbi 90 mijë shikues ishte prezente edhe bashkëshortja e Klitschkos, aktorja Hayden Panettiere.

Kujtojmë se dueli ishte i vlefshëm për kategorinë e rëndë dhe bëhej fjalë për tre tituj IBO, IBF dhe WBA. /Telegrafi/

haj 1

haj 2

jaz 1

https://twitter.com/SFR_Sport/status/858420570530230273