LAJMI I FUNDIT:

Schumacher pasurinë ia ka lënë gruas dhe fëmijëve, ndërsa në llogarinë bankare është i autorizuar babai i tij

Schumacher pasurinë ia ka lënë gruas dhe fëmijëve, ndërsa në llogarinë bankare është i autorizuar babai i tij
(Foto: Getty Images)

Michael Schumacher pësoi një lëndim serioz gjatë një aksidenti duke skijuar, mirëpo detajet për gjendjen e tij vazhdojnë të jenë të panjohura për publikun.

Familja e legjendës së Formula 1 jeton në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa Bunte.de ka raportuar se çfarë ka ndodhur me pasurinë e ish-pilotit gjerman.

Corinna dhe Michael Schumacher (Foto: Getty Images)

Miliona eurot e Schumacherit i ka në dispozicion babai i tij 72-vjeçar, Rolf, të cilin Michael e kishte autorizuar në llogarinë e tij që nga viti 1992 dhe autorizimi është akoma i vlefshëm.


Të gjitha lajmet për Michael Schumacher
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Michael Schumacher

Në fillet e karrierës së tij, Schumi vendosi që atë ta përfaqësonte babai i tij dhe asokohe ishte vetëm në lidhje me gruan e tij të tanishme, Corinna.

Vajza e Schumacher, Gina-Maria (Foto: Getty Images)

Ndërkaq, pasurinë e patundshme, 49-vjeçari ia ka trashëguar gruas dhe dy fëmijëve, vajzës Gina-Maria Schumacher (21 vjeçare) dhe djalit Mick Schumacher (19 vjeçar).

Ndërsa babai i tij, në bazë të autorizimit, ka të drejtë që t’i përfaqësojë edhe trashëgimtarët.

Përkundër ndarjes së këtillë të pasurisë, në familjen e Schumacherit nuk ka kurrfarë mosmarrëveshjeje.

Djali i Schumacher, Mick (Foto: Getty Images)

Babai i Michael, Rolf, jeton në të njëjtën shtëpi ku ka jetuar prej vitesh dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me anëtarët tjerë të familjes se kush do t’i përdorë paratë e Schumacherit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Artistët amerikanë në podcastin e kryeministrit Rama: Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit

Artistët amerikanë në podcastin e kryeministrit Rama: Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Kalo në kategori