Patrik Schick është duke kaluar nëpër një moment fantastik këtë edicion.

Sulmuesi çek shkëlqeu edhe në Kampionatin Evropian, derisa formën e mirë e ka vazhduar edhe në Bundesligë me fanellën e Bayer Leverkusenit.


25-vjeçari mund të largohet nga 'Aspirinat' qysh në afatin kalimtar të janarit.

FF65KzCUcAEuh6N scaled

E ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier ku pesë skuadra janë vënë në ndjekje të tij.

Lideri aktual Manchester City shihet si favorit për t'i marrë shërbimet e tij, por në garë janë edhe Everton, Arsenal, West Ham United dhe Tottenham Hotspur.

sport club freiburg v bayer 04 leverkusen bundesliga 1 scaled 1

Leverkusen është gati ta lejoj largimin e tij, por dëshiron mbi 50 milionë euro.

Schick këtë edicion në 18 ndeshje ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app