Schalke do t’i bëjë të gjitha hapat e nevojshëm në përpjekje që ta mbajë në skuadër Jean-Clair Todibon edhe në sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi i Barcelonës është i huazuar te skuadra gjermane, e cila e ka opsionin që ta bëjë të përhershëm transferimin.


Mirëpo, katalunasit kërkojnë 25 milionë euro për ta shitur futbollistin 25 vjeçar, shumë që është e madhe për Schalken.

Mirëpo, Mundo Deportivo raporton se ekipi nga Gelsenkirchen shpreson të arrijë marrëveshje me Blaugranët për të nënshkruar me lojtarin.

Francezi është pjesë e Barcelonës nga viti 2019 kur u transferua nga skuadra e Ligue 1, Toulouse. /Telegrafi/

Todib (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app