LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u paralajmëron mbledhje të anëtarësisë nëse Qeveria nuk ua ekzekuton rrogat deri në orën 16:00

SBASHK-u paralajmëron mbledhje të anëtarësisë nëse Qeveria nuk ua ekzekuton rrogat deri në orën 16:00

Qeveria e Kosovës dhe SBASHK-u kanë vazhduar edhe sot përplasjet në distancë lidhur me çështjen e mosekzekutimit të pagave për muajin shtator për mësimdhënësit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një deklaratë të dhënë sot për KP, la të nënkuptohet se nuk do të ketë paga as sot për grevistët.

Murati tha se në këtë rast do ta respektojnë ligjin. “Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati.


E kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur anëtari i SBASHK-ut, Reshit Kushaj.


Kushaj në një prononcim për Telegrafin tha se janë duke pritur deri në ora 16:00 që të dalin pagat, pastaj nëse kjo nuk ndodh do të mbajnë takim të anëtarësisë.

“Po presim deri në ora 16:00 që Qeveria me i kry punët e veta. Nëse deri atëherë nuk dalin pagat, pastat në ora 17:00 do të mbajmë takim të anëtarësisë ku do të diskutojmë me udhëheqësit sindikal sesi të veprojmë tutje”, tha Kushaj.

Kujtojmë se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse nuk ekzekutohen pagat deri sot, mund të kthehen sërish në grevë.

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk ka më kushtëzime.

Që nga 25 gushti deri më 1 tetor, punëtorët e arsimit dhe sektorëve tjerë publikë ishin në grevë në kërkim të 100 eurove shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të ligjit për paga.

Qeveria ua ofroi nga 50 në muaj sivjet, në kuadër të pakos për përballje të inflacionit. Grevistët pezulluan veprimin sindikal, pa marrëveshje me Qeverinë, deri në janar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori