LAJMI I FUNDIT:

SBASHK apel anëtarëve që të marrin pjesë në komisione dhe administrim të provimit të maturës shtetërore

SBASHK apel anëtarëve që të marrin pjesë në komisione dhe administrim të provimit të maturës shtetërore

Këshilli qendror grevist i SBASHK-ut ka mbajtur sot takim ku u paraqit kërkesa për një mirëkuptim që ditën e shtunë me datën 27.08.2022 ashtu siç është e paraparë mbajtja e provimit të maturës shtetërore, që SBASHK-u të iu sugjeroj mësimdhënësve që të marrin pjesë në obligimet e tyre të caktuara nga MASHTI.

“Këshilli Grevist i SBASHK-ut bashkërisht edhe me kryetarin e SBASHK-ut falënderuan z.Samir Shahini për bashkëpunimin e deritanishëm dhe duke pas parasysh se ky bashkëpunim duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen si dhe duke pas për bazë edhe interesin e nxënësve maturant dhe pas konsultimeve edhe me kolegët sindikalist nga tereni, vendosi që të iu sugjeron të gjithë anëtarëve të SBASHK-ut të cilët janë të caktuar për pjesëmarrje në monitorim të procesit të provimit të maturës shtetërore që të marrin pjesë duke e njoftuar opinionin e gjerë dhe anëtarësinë se ky do të jetë veprimi i fundit që do të bëjmë aktivitete gjatë kohës sa zgjatë greva”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Ndryshe SBASHK kishte paralajmëruar grevë nga sot 24 gusht 2022, në rast se qeveria nuk merr hapa për bisedime dhe plotësimin e kërkesave të tyre. /Telegrafi/