Në karnavalet gjermane me plot parada sot është arritur kulmi, duke shfrytëzuar mundësinë siç ndodhë tradicionalisht të kritikohen ashpër ngjarjet aktuale politike me doza të rënda satire dhe ironie.

Satira më e rëndë praktikohet tradicionalisht nga pjesëmarrësit e karnavalit në Düsseldorf, transmeton Telegrafi.


Kështu këtë vit, një veturë u shfaq që tregonte presidentin rus Putin dhe kreun e Kishës Ortodokse ruse, Kirill, gjatë seksit oral, dhe në një nga veturat, presidenti potencial i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, i cili gdhend një svastikë në flamurin amerikan.

Pjesëmarrësit e karnavaleve prekën edhe temën e konfliktit në Lindjen e Mesme, ku një veturë tregonte një anëtar të Hamasit duke shtyre një familje palestineze përpara një tanku izraelit.

Në Këln, ndër të tjera, kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili u portretizua si një përtacë dhe ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, u portretizua si një elefant në një dyqan porcelani.

U kritikua edhe partia AfD, e cila u lidh drejtpërdrejt me periudhën naziste. /Telegrafi/

1 135

2 34

3 22

4 21

5 18

6 10

7 7

8 5