Sassuolo e ka refuzuar Romën për Domenico Berardin. 

Raportimet e para të mëngjesit ishin se Roma ka bërë ofertë për Berardin, i cili pëlqehet nga trajneri Eusebio Di Francesco.


Lojtari dhe trajneri kanë punuar së bashku te Sassuolo.

Sky Italia shkruan se klubi emilian e ka refuzuar menjëherë ofertën.

Roma është në kërkim të një anësori pasi u refuzua nga Leicester City për  Riyad Mahrez. /Telegrafi/

telegrafi sport app