Sasa flet për përvojën në një reality shou si 18-vjeçare: E di shumë mirë se si funksionon

Sasa Hoda është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, duke sjellë me vete jo vetëm energji të reja, por edhe përvojë nga një reality shou i mëhershëm.
Ajo ka treguar se për herë të parë në një format të tillë ka marrë pjesë shumë vite më parë, që në moshën 18-vjeçare, në programin “Shpija e Kosovës”.
Gjatë një bisede me banorët, Sasa ka rrëfyer se kjo eksperiencë e hershme e ka ndihmuar të kuptojë më mirë funksionimin e lojërave televizive dhe dinamikën që krijohet brenda mureve të një shtëpie të izoluar.

“Unë e kam bërë një reality shou para shumë viteve në Kosovë. E di shumë mirë si funksionon. Ka ndodhur me njerëzit që jam zënë brenda, kam pasur marrëdhënie të mira jashtë”, u shpreh ajo.
Sasa u ndal edhe te mënyra se si ajo e ka përjetuar atë eksperiencë në moshë të re, duke e cilësuar atë si një zhgënjim të madh për të në atë kohë.

“Po flas për zhgënjimin që e kam marrë si 18-vjeçare, e tani gjërat janë ndryshe, më selektive", tha tutje.
Publiku tashmë është kureshtar të shohë si do të reflektohet përvoja e vjetër e Sarës në rrugëtimin e saj të ri në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/






























































