Chelsea nuk dëshiron ta shes një ndër sulmuesit Michy Batshuayin.

Trajneri i ri i londinezëve, Maurizio Sarri thuhet se ka pasur një bisedim sy më sy me reprezentuesin belg gjatë 24 orëve të fundit.


Futbollisti 24-vjeçar ka tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane pas një huazimi të suksesshëm te Borussia Dortmundi.

Michy Batshuayi

Ndër shumë ekipet që po këmbëngulin për shërbimet e lojtarit janë dy klube spanjolle, Sevilla dhe Valencia.

Reprezentuesi italian gjatë bisedës me Batshuayin mësohet se t'i ketë thënë se ka një rol të madh në planet e tij të sezonit të ri.

Gjithashtu raportohet se lojtari ka mirëpritur besimin e Sarri dhe është i gatshëm të mbetet te Chelsea.

Ndryshe, belgu ka pasur dhjetë paraqitje me Dortmundin dhe ka shënuar shtatë gola gjersa po aq gola ka realizuar në 32 ndeshjet e luajtura për The Blues. /Telegrafi/