LAJMI I FUNDIT:

Sarri: Juventusi mund të bëjë më shumë

Sarri: Juventusi mund të bëjë më shumë
Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri ka treguar se ku duhet të zhvillohet Juventusi më shumë dhe ku duhet të adaptohen lojtarët në taktikat e tij pas fitores 2-1 ndaj Interit.

Bianconerët fituan ndaj Nerazzurëve në derbin D’Italia për t’u bërë lider të Serie A-së për herë të parë në këtë sezon me 18 pikë.

“Duke u bërë lider, tani do të thotë pak. Gjëja më e rëndësishme në këtë takim ishte se ne luajtëm mirë, treguam karakter dhe vendosmëri kundër një skuadre që kishte fituar të gjitha ndeshjet e para”, ka thënë Sarri.


Inter vs Juventus (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ne e filluam mirë ndeshjen dhe shënuam të parët. Te goli i Gonzalos ndërtuam një aksion me 24 pasime dhe ne jemi skuadër që mund ta bëjmë këtë”.

Juventusi i shkakton humbjen e parë Interit dhe i merr kreun e tabelës në Serie A
Lexo po ashtu Juventusi i shkakton humbjen e parë Interit dhe i merr kreun e tabelës në Serie A

“Jemi shndërruar në një skuadër që mund të mbrohet mirë, por që duhet të zhvillohemi edhe më shumë dhe të luajë në 100 për qindëshin tonë”, ka shtuar më tej trajneri i Juves.

Zonja e Vjetër është bërë lider i Serie A me 18 pikë, derisa ende nuk ka pësuar humbje, por që ka një barazim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Derisa nuk i ndal lotët, vajza e Diego Maradonas del me deklarata tronditëse për atë çfarë po u bënë mafia në Argjentinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori