Maurizio Sarri beson se Cesc Fabregas ka pasur nevojë që të largohet për të siguruar një kontratë më afat gjate.

Fabregasit kontrata i skadon në fund të sezonit, por në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Stamford Bridge në Kupën FA ku Bluet u takuan me Nottingham Forest, ai iu dha lamtumirë tifozëve.


Trajneri i Chelseat, Sarri mendon se mesfushori duhet të shkojë diku tjetër dhe të kërkojë një kontratë më të gjatë se një vit, sa i ofronte skuadra aktuale.

GettyImages 1077777764 Cesc Fabregas duke i përshëndetur tifozët e Chelseat. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

"Unë mund të them vetëm mendimin tim, nuk e di vendimin e klubit. Sipas mendimit tim ai duhet të shkojë”.

"Në këtë klub ekziston një rregull, ripërtëritja e lojtarëve mbi 30 vjeç është për një vit. Nuk dua që një lojtar aq i rëndësishëm sa Cesc të mos jetë i lumtur".

"Nëse Cesc shkon, sigurisht do të kemi nevojë për një zëvendësim”.

GettyImages 1077864790 Cesc Fabregas . (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

“Me mesfushorët ne jemi në telashe pasi është dëmtuar edhe Loftus-Cheek”.

"Nëse situata është serioze apo jo, pa Cescin ne kemi vetëm pesë mesfushorë", deklaroi Sarri. /Telegrafi/

telegrafi sport app