“Kosova është problem evropian që duhet të zgjidhet nga vetë evropianët dhe është në duart tona që të demonstrojmë se ne kemi fuqi politike, diplomatike dhe ushtarake për t’u përballur me këtë krizë në Ballkan”, ka deklaruar Sarkozy.

Sipas Sarkozy-t, Evropa nuk mund të ketë fuqi politike nëse nuk ka politika të mbrojtjes dhe se ajo duhet të kujdeset për sigurinë e saj.