Përbërësit:

- 1/3 avokado
- ½ lugë gjelle lëng limoni
- 120g tunë e konservuar
- 2 rriska domate
- Marule
- 1 qepë e kuqe
- 2 rriska bukë të bardhë
- Kripë dhe piper të zi, varësisht nga shija
- Vaj ulliri


Përgatitja:

- Me duart tuaja, ndajeni marulen në copa të vogla. Qepët prini në formë të gjysmë hënës

- Njërën anë të secilës rriskë të bukës lyejeni me vaj ulliri

- Avokadon shtrydheni me pirun dhe shpërndajeni barabartë në bukë. Shtoni domaten, qepët, tunën dhe marulen në sandviç. Spërkateni me kripë, piper dhe lëng limoni

- Mbulojeni sandviçin me rriskën tjetër të bukës. Ju bëftë mirë. /Telegrafi/