Ish-anëtari i Borussia Dortmundit, Steffen Feund ka thënë se Jadon Sancho nuk është Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi dhe duhet të injorojë klube si Manchester United, për të qëndruar edhe një sezon në Bundesligë.

Anësori anglez po kalon nëpër një formë të lartë në këtë edicion te skuadra gjermane dhe shumë klube janë vënë pas tij.


Mirëpo, ish-mesfushori i Dortmundit nuk beson se Sancho është i gatshëm që të luajë në ndonjë skuadër më të madhe.

jadon sancho borussia dortmund 2019 20 1atzfvoiefmye14wwngkvuhm55

"Sancho nuk është si Ronaldo apo Messi, atij u duhen një apo dy vite të tjera", ka thënë Freund për beIN Sports.

"Për Haalandin, është vetëm fillimi për të, ndoshta do i duhen tri apo katër vite që të jetë një lojtar i klasit botërore".

"Sancho nuk duhet të nxitohet dhe të mësojë më shumë nga Haaland, pai ai po shkon shkallë-shkallë dhe nga një skuadër mesatare, te një më e fortë", ka shtuar më tej ai.

Anglezi po kërkohet nga klube si, Real Madrid, Barcelona, Chelsea dhe Liverpool, derisa United po i prinë garës. /Telegrafi/

telegrafi sport app