LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy A9

Samsung prezanton Galaxy A9

Samsung e ka prezantuar versionin zyrtar të modelit të saj të ri të telefonit, Galaxy A9, të cilin fillimisht e ka lëshuar në Kinë.

Versioni i fundit i serisë A – Galaxy A9 është edhe më i madhi, pasi ofron ekranin me 6 inç në 1080p AMOLED.

Dhe ngjashëm sikurse modelet tjera edhe Galaxy A9 është i dominuar nga trupi i metaltë de qelqi.

Brenda Galaxy A9 është procesori Snapdragon 652 me 3GB RAM dhe 32GB memorie.


Kamera kryesore e telefonit vjen me 13MP, me atë të përparmen me 8MP. Bateria masive e telefonit ofron 4000mAh me QuickCharge, bashkë me sensorin për gishta dhe Samsung Pay. (Telegrafi)