LAJMI I FUNDIT:

Samsung me vetëm 5 milionë njësi të Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge?

Samsung me vetëm 5 milionë njësi të Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge?

Samsung, prodhuesi më i madh i telefonave të mençur mobil në botë po planifikon një sasi më të ulët të prodhimit fillestar për telefonat e saj më të rinj, raporton Reuters.

Sipas Reuters, Samsung pritet që fillimisht të prodhojë vetëm 5 milionë njësi të modelit të saj të ri të telefonit kryesor Galaxy S7.
Kjo pasiqë Samsung është duke planifikuar për të nisur dy versione të ndryshme të telefonave të saj kryesor: njërin me ekranin prej 5.2-inç, dhe një version me ekranin e lakuar prej 5.5-inç që do të quhet "Galaxy S7 Edge”.

Samsung planifikon të prodhojë fillimisht 3.3 milionë njësi të Galaxy S7 dhe rreth 1,6 milionë të versionit me ekran të lakuar, thuhet në raport.

Siç është thënë edhe më herët, pritjet janë që Samsung ta zbulojë Galaxy S7 gjatë muajit shkurt. (Telegrafi)