LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S8 me ekran OLED në 90% të hapësirës?

Samsung Galaxy S8 me ekran OLED në 90% të hapësirës?

Pas eksplodimit të disa pajisjeve Note 7, Samsung është duke kërkuar mënyra të reja që të dallojë telefonin e ri të saj, ndoshta duke ndërtuar ekran më të mirë.

Galaxy S8 mund të paketoj një ekran të ri OLED i cili do të ketë 90 për qind ekran në anën frontale, bën të ditur The Investor.


Në ekspozitën iMID të ekraneve që është mbajtur javën e kaluar në Seul, inxhinieri i Samsung, Park Won-sang ka bërë të kuptohet se kompania është duke investuar punë dhe burime të konsiderueshme në inovacion të teknologjisë së ekranit.

Edhepse Wong-sang nuk ka cekur panelin OLED, ai ka theksuar se gjiganti teknologjik është duke u marrur seriozisht me përmirësimin e kualitetit të ekranit.

Samsung nuk është e vetmja kompani që është përkushtuar në përmirësimin e teknologjisë së ekranit. Në tetor, Xiaomi ka njoftuar telefonin Mi Mix që ka një ekran pa korniza.

Në anën tjetër, sipas disa informatave thuhet se edhe Apple do të kaloj nga teknologjia LCD në OLED për lansimin e iPhone-it të ri.