LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S6 Mini shfaqet online!

Samsung Galaxy S6 Mini shfaqet online!

Me sa duket Samsung është duke menduar ta lansojë një model më të vogël të Galaxy S6, të cilin sigurisht se do ta quajë Samsung Galaxy S6 Mini.

Disa nga pamjet e para të modelit të ri të telefonit Samsung Galaxy S6 Mini tashmë janë paraqitur online, dhe nga përshtypjet e para mund të thuhet se telefoni do të vijë me ekran prej 4.6 ose 4.7 inç.

Edhe pse ende nuk ka detaje tjera për Galaxy S6 Mini, pritjet janë që i njëjti do të vijë me cilësinë e ekranit QHD dhe procesorin Exynos 7420.

Më 13 gusht pritet që Samsung ta mbajë një ngjarje mediale, në të cilën pritet të prezantohet Galaxy Note 5 dhe Galaxy S6 Edge Plus, por gjasat janë që edhe Galaxy S6 Mini të shfaqet në eventin e njëjtë.