Ekranet e mëdha dhe të bukura janë shndërruar në identitetin e Samsung. Të paktën kështu thuhet sipas ekspertëve të ekraneve të pajisjeve elektronike, DisplayMate, të cilët e kanë konfirmuar se ekrani i Samsung Galaxy S4 është më i madh por edhe më i mirë se çdo ekran tjetër i telefonave të mençur të cilët ekzistojnë në treg sot.
Sipas DisplayMate thuhet se Galaxy S4 sjell një përmirësim të dukshëm të ekranit, i cili paraqet një avancim të madh krahasuar me paraardhësin e tij, Samsung Galaxy S3, dhe kjo sipas tyre është një arsye e madhe për ta ndërruar këtë model, me gjeneratën e fundit të telefonit të Samsung.
DisplayMate thotë se i vetmi ekran i cili i afrohet atij të Galaxy S4 është ai i iPhone 5, i cili më herët ishte vërtetuar se është më i mirë se sa ai i S3, i cili bazohet në teknologjinë OLED.
Kompania e njejtë thotë se përmirësimet e reja të bëra në teknologjinë e Samsung, OLED, e bënë të fundit një konkurrent serioz të ndërfaqeve LCD të cilat përdoren në iPhone, dhe mbase këto dy teknologji në të ardhmen do ta përcaktojnë se kush do ta fitojë betejën në telefonat mobil dhe ekranet e tyre. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Tegra 3 në automjete
Fikni vallet "fyese" ndërsa luani Fortnite
X pezullon shkurtimisht llogarinë e të vesë së Alexei Navalny, nga rrjeti social thanë se ishte një gabim në sistem
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar