LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy M52 5G dhe Galaxy XCover6 Pro marrin përditësimin e qëndrueshëm të One UI 5.0

Samsung Galaxy M52 5G dhe Galaxy XCover6 Pro marrin përditësimin e qëndrueshëm të One UI 5.0

Prodhuesi korean i telefonave – Samsung, e nisi javën duke lëshuar përditësimin e qëndrueshëm One UI 5.0 i bazuar në Android 13 për serinë Galaxy Tab S8, dhe kompania vazhdon me shpërndarjen e përditësimit të One UI 5.0 ndërsa dy pajisje të tjera përmirësohen me softuerin më të fundit të personalizuar Android të Samsung – ato pajisje janë Galaxy M52 5G dhe Galaxy XCover6 Pro.

Përditësimi i qëndrueshëm i One UI 5.0 për Galaxy M52 5G ka versionin e firmuerit M526BRXXU1CVJ7 dhe vjen me “patch-in” e sigurisë Android të nëntorit 2022, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Aktualisht, përditësimi është duke u futur për M52 5G me përcaktimin e modelit SM-M526BR në disa vende evropiane, por ky përditësim pritet të zgjerohet së shpejti edhe në rajone të tjera.


Ndërsa përditësimi i qëndrueshëm i One UI 5.0 i Galaxy XCover6 Pro e ka versionin e firmuerit G736BXXU1BVK2 dhe rrit arnimin e nivelit të sigurisë Android në smartphone deri në nëntor 2022.

Ashtu si tek M52 5G, përditësimi One UI 5.0 i XCover6 Pro gjithashtu po shfaqet aktualisht në Evropë, por një shpërndarje më e gjerë e përditësimit, pritet të fillojë në javët e ardhshme.

Nëse ju nuk e keni marrë përditësimin e qëndrueshëm One UI 5.0 në Galaxy M52 5G ose Galaxy XCover6 Pro, mund ta kontrolloni manualisht duke shkuar te menyja Settings > Software update menu/Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Teknologji
Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

Teknologji
Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
YouTube ka lajme të mira: Nuk ka më reklama në mes të fjalisë

YouTube ka lajme të mira: Nuk ka më reklama në mes të fjalisë

Teknologji
Kalo në kategori