Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar ditën e sotme ekipin e negociatorëve që kanë punuar për procesin “screening”, në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ndër të tjera, Rama theksoi se puna e bërë nga skuadra kombëtare e negociatave është aq e madhe dhe e suksesshme, sa imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar tashmë në sytë e ndërkombëtarëve.
“E kam pasur shumë frikë këtë moment. Momentin e fillimit të negociatave, është test shumë sfidues. Kjo është një punë e administratës shqiptare. Jam i prekur edhe unë nga virusi i mosbesimit tek administrata. I cili ushqehet nga lajmet e këqija që nuk mungojnë. Por ky proces kaq i suksesshëm është një revansh i heshtur i administratës dhe atyre punonjësve që e mbajnë dhe përmirësojnë vijimësisht gjithë makinerinë e shtetit shqiptar.”
Kreu i qeverisë foli edhe për një kryeministër, i cili siç u shpreh Rama, në një moment të caktuar e ka penguar procesin e integrimit të vendit, që e uroi për “punën e shkëlqyer që ka bërë skuadra shqiptare.
“Më afrohej edhe më thoshte, urime, vërtet urime dëgjojmë nga Brukseli që skuadra shqiptare po bën një performancë të jashtëzakonshme. Një arsye për të pasur këtë nevojë që kisha për t’ju parë me respekt para punës suaj.”
Rama nuk e qartësoi se për cilin kryeministër bëhej fjalë, nëse po fliste për Kyriakos Mitsotakis i cili është bërë aktualisht pengesë për integrimin e vendit për shkak të çështjes “Beleri”,për kryeministrin e Holandës, që ishte dikur skeptike për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, apo për ndonjë figurë tjetër./A2cnn/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja