Recetë me një mënyrë të veçantë përgatitjeje. Një pjatë me një shije fantastike. Përbërësit:▪ 2 fileta salmoni të freskët ▪ 2 kunguj ▪ 2 karota ▪ 2 speca të kuq ▪ 2 lugë vaj ulliri ▪ Salcë soje ▪ Susam ▪ Majdanoz ▪ Kripë, piperPërgatitja:

Fillimisht marinojmë salmonin me kripë dhe piper dhe e lemë të pushojë për 10 minuta.


Më pas, presim perimet në fije të holla, i lyejmë me kripë dhe piper dhe i vendosim në një letër alumini.

Vendosim sipër salmonin e marinar, mbyllim letrën e aluminit dhe e fusim për ta pjekur në furrën e ngrohur më parë në 180 gradë celsius.

E pjekim për 20-25 minuta dhe e shërbejmë në letrën e aluminit, duke e spërkatur me pakëz susam, majdanoz dhe salcë soje.