Salah vendos një tjetër rekord të jashtëzakonshëm në Ligën Premier pas paraqitjes fantastike ndaj Tottenhamit

Mohamed Salah ka krijuar një rekord të ri në Ligën Premier falë paraqitjes së tij të shkëlqyer në fitoren e Liverpoolit me rezultat 6-3 ndaj Tottenhamit.
Klubi anglez tashmë po shijon pozitën e parë në tabelë pas kësaj fitore të madhe duke bërë që diferenca mes tyre dhe Chelseat në vendin e dytë të shkojë në katër pikë.
Salah edhe një herë tjetër e dëshmoi se është lojtari kryesor i Liverpoolit këtë sezon, njësoj siç ka bërë që prej se u bë pjesë e tyre nga Roma në 2017.
Reprezentuesi egjiptian momentalisht po luan sezonin e tij të fundit me Liverpoolin pasi kontrata i skadon në përfundim të edicionit aktual dhe siç kishte thënë ai më parë, nuk ka marrë ende një ofertë rinovimi.
“Ne jemi pothuajse në dhjetor dhe ende nuk kam marrë ndonjë ofertë nga klubi, kështu që jam më shumë jashtë se sa brenda”, kishte thënë Salah më parë.
Mbetet të shihet nëse Salah do të jetë pjesë e Liverpoolit përtej kësaj vere, me lojtarin që do të jetë në gjendje të negociojë kushtet me klubet e huaja që nga fillimi i janarit.
Në rast se ky është sezoni i tij i fundit në ‘Anfield’, Salah ka vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në fitoren ndaj Spurs.
Me dy golat dhe dy asistimet për Szoboszlai dhe Luis Diaz, kjo do të thotë se Salah është bërë lojtari i parë në histori të Ligës Premier që ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 10 asistime para Krishtlindjeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës