Mohamed Salah ka bërë një gjest të madh sot (e shtunë) pas fitores së Liverpoolit në udhëtim te Bournemouthi, duke ia dhuruar çmimin 'lojtari i ndeshjes' shokut të tij të skuadrës James Milner, i cili zhvilloi ndeshjen e 500-të në Ligën Premier. 

Liverpooli fitoi me rezultat të thellë 4-0 në udhëtimin e tyre për ndeshjen e javës së 16-të në Ligës Premier.


Në këtë ndeshje më së shumti shkëlqeu ylli egjiptian, Salah, i cili realizoi het-trik, duke arritur në kuotën e dhjetë golave në kampionat.

Paraqitja e mirë e egjiptianit u vlerësua pas ndeshjes pasi u dha çmimi si 'lojtari i ndeshjes', i cili dhurohet nga sponsori kryesor i Ligës Premier, Barclays.

milner salah Momenti kur Salah ia dhuron çmimin Milnerit (Foto: Bein/Sport)

Megjithatë, Salah befasoi të gjithë duke mos e pranuar këtë çmim dhe duke ia dhuruar bashkëlojtarit të tij, anglezit Milner.

"Dua t'ia japë gjitha urimet e mia për këtë karrierë të mahnitshme".

GettyImages 1069796484 Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

"Ai e meriton sot", ka thënë Salah pasi refuzoi ta pranojë  çmimin dhe pasi ia dhuroi Milnerit.

Ndryshe, Milner gjatë ditës së sotme luajti ndeshjen e tij të 500-të në Ligën Premier, duke treguar njëmend se ka karrierë që do ta lakmonte shumëkush. /Telegrafi/

https://twitter.com/Karabel0/status/1071416315905232896

telegrafi sport app