Mohamed Salah ka bërë të ditur se ai e dëshiron qëndrimin te Liverpooli, por duhet plotësuar kërkesat e tij.

Sipas asaj që raporton Football Insider, egjiptiani ka kohë që është në bisedime me The Reds për të nënshkruar kontratën e re.


Salahut i skadon kontrata në vitin 2023 dhe Liverpooli nuk dëshiron ta humbë si lojtar të lirë.

salah 8 scaled

Por, lojtari ka bërë të ditur se kërkon afro 600 mijë euro në javë, për ta rinovuar kontratën me klubin.

Bordi i klubit anglez nuk është i gatshëm të ofrojë atë shumë, derisa Salah po kërkohet nga Real Madridi dhe Paris Saint-Germain.

Liverpooli është në presion të lartë, pasi e di se egjiptiani mund të largohet qysh në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app