Shumë i lehtë? Prodhues i madh? Me shumë shije? Cilido qoftë kundërshtimi ndaj muzikës së Camille Saint-Saënsit, kompozitori francez është neglizhuar dhe anashkaluar turpshëm. Ky vit shënon njëqindvjetorin e vdekjes së tij dhe ky është moment i mirë për të mbrojtur çështjen për dikë që, ndonëse nuk mund të jetë fare në Ligën Premier të kompozitorëve, sigurisht që është në krye të Kampionatit dhe mund të jetë i denjë për promovim. Brentford, nëse jo Beethoven, shkruan për ditoren Guardian, kritiku Stephen Moss. Pjesë të shkrimit të tij, Telegrafi sjell më poshtë.
Një pjesë e problemit me Saint-Saënsit është se kompozoi me shumë lehtësi. Ju nuk mendoni se, shprehet pianisti Stephen Hough (meqë ra fjala, një adhurues i cili ka incizuar të pesë koncertet e tij të pianos), se kishte pika djerse në ballin e tij teksa kompozonte. Ishte fëmijë i mrekullueshëm – më i talentuar se Mozarti, siç disa mendojnë; u bë pianist koncertal dhe organist i njohur; ndërsa ka kompozuar pa pushim gjatë gjithë jetës së tij të gjatë. “Unë prodhoj muzikë ashtu siç një pemë molle prodhon mollë”, ka thënë ai një herë.
Pavarësisht nëse ishte mburrje apo fakt, kjo nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se është goditur nga kritikët që duan që artistët të skalitin nga një pllakë vuajtjesh. Ka shumë dëshmi që Saint-Saëns vuajti në jetën e tij – nga një nënë e egër e dominuese, një martesë katastrofike, vdekja e dy djemve të vegjël (njëri prej të cilëve ra nga dritarja e apartamentit të familjes), e ndoshta ishte homoseksual (megjithëse provat janë kryesisht rrethanore). Por, ajo vuajtje rrallë u shpreh në muzikën e tij. Ai e nderonte formën dhe i urrente tepricat e emocioneve artistike. “Ekspresioni dhe pasioni e joshin amatorin”, këmbëngulte ai. “Një artist i cili nuk është i kënaqur nga linjat elegante, nga ngjyrat harmonike dhe progresionet e bukura harmonike, nuk ka njohje për artin”.
Saint-Saëns lindi më 1835 dhe në ditët e tij të hershme ishte modernist, duke dashur Schumannin dhe Wagnerin. Por, teksa u rrit, u bë gjithnjë e më konservator dhe jashtë sinkronit me disponimet muzikore. Ai e urrente atë që e shihte si impresionizëm pa formë nga Debussy dhe veproi kundër tij. Megjithëse nuk ishte, siç pohohet shpesh, pjesë e turmës që e sulmoi “Ritin e Pranverës” në premierën e vitit 1913, mendonte se Stravinsky është i çmendur.
Përballë këtij revolucioni modernist, Saint-Saëns vazhdoi të nxirrte muzikë me shije, të formuar në mënyrë perfekte, me vetëdije harmonike. Pjesët që kritikët mund t’i hidhnin poshtë si ëmbëlsira borgjeze, në një epokë kur gjithçka shkon ato sot tingëllojnë çuditërisht të guximshme. Përkrahësit revizionistë pëlqejnë ta quajnë Saint-Saënsin si neoklasicistin e parë dhe në njëqindvjetorin e tij ne të paktën duhet t’i bëjmë nderin ta dëgjojë sërish si kompozitor fuqia e të cilit – prodhimtaria, zgjuarsia, ngjeshja, ngurrimi emocional – ishte gjithashtu dobësia e tij, por që la gjurmë në muzikë të cilën kritikët ndonjëherë kanë kërkuar padrejtësisht ta fshijnë.
Më poshtë është një një përzgjedhje e vogël e veprave të tij më të njohura – maja e një ajsbergu të madh nën sipërfaqen e të cilit janë 12 opera dhe 300 vepra të tjera që ekzekutohen rrallë, produkt i një jete kushtuar perfeksionizmit muzikor. /Telegrafi/
***
KARNAVALI I SHTAZËVE
AKTI I TRETË I BALETIT ASKANIO
KONCERT PËR VIOLONÇEL
KONCERT PËR PIANO, NR. 1, 2, 3, 4 DHE 5
KONCERT PËR VIOLINË, NR. 3
SAMSONI DHE DALILA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Kundër flokëve të gjatë

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit