Kostandin Xhuvani, i cili dyshohet se është autori i të katër vrasjeve, do të akuzohet sipas nenit 79/dh të Kodit Penal, që flet për vrasje kundër dy apo më shumë personave dhe që parashikon dënimin jo më pak se 25 vjet heqje lirie, deri në burgim të përjetshëm.

Grupi i hetimit ka marrë gjithashtu analizat dhe pret një përgjigje nga laboratori i kriminalistikës, për përfundimin se çfarë lëndësh narkotike kanë përdorur të ndaluarit, megjithatë kjo nuk pritet të ndikojë aspak në kualifikimin e veprës penale për të cilën dyshohen të ndaluarit.


Kodi Penal

Neni 79

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 11;
ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 9)

Vrasja me dashje e kryer:

a) ndaj të miturit;

b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e
viktimës janë të dukshme ose të njohura;

c) ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, funksionarët e tjerë publik, gjatë
detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;

ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;

d) më shumë se një herë;

dh) kundër dy ose më shumë personave;

e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;

ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet
ose me burgim të përjetshëm. /shekulli/