LAJMI I FUNDIT:

Sa do të kursente Milani me largimin e Origit?

Sa do të kursente Milani me largimin e Origit?

Milani është gjithnjë e më i dëshpëruar për të hequr qafe sulmuesin Divock Origi, por ai vazhdon të refuzojë ofertat nga Arabia Saudite, ndërkohë që shfaqet një çështje tjetër me koston e tij për klubin.

Reprezentuesi belg mbërriti si lojtar i lirë verën e kaluar pasi kontrata e tij me Liverpoolin i mbaroi.

Ai u dëmtua për pjesën më të madhe të tij, megjithëse arriti të kontribuojë me dy gola dhe një asistim në 36 ndeshje konkurruese për klubin.


Tani 28 vjeç, ai nuk është pjesë e planeve të kuqezinjve për këtë sezon dhe tashmë është lidhur me një rikthim në Ligën Premier te Ëest Ham United ose në Arabinë Saudite për Al-Ettifaq.

Milani ofron Origin te West Hami për Scamaccan
Lexo po ashtu Milani ofron Origin te West Hami për Scamaccan

Për shkak se ai ishte një lojtar i lirë, Milani është i përgatitur të lërë Origin të largohet edhe për tarifat më minimale, pasi gjëja e rëndësishme është që të heqë qafe pagën e tij nga librat financiar.

Kontrata e tij zgjat deri në qershor të vitit 2026 dhe vlen 4 milionë euro për sezon neto.

Milani fillimisht u ndihmua nga ‘dekreti i rritjes’ që lejon klubet të paguajnë vetëm 50 për qind të taksave për lojtarët që vijnë në Itali nga jashtë.

Megjithatë, kjo vlen vetëm nëse lojtari qëndron në tokën italiane për të paktën dy vjet rresht.

Megjithatë, shitja e Origit do të ishte ende një kursim i madh për kohëzgjatjen e kontratës së tij prej rreth 13.3 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori