Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj si me Stalinin, Leninin apo Maon: pushtetarë të etur, mjaft kalkukues, të nxitur me fanatizëm nga ideologjia e tyre. Putini dëshiron ta bëjë Rusinë sërish superfuqi, pavarësisht çmimit. E ndjek këtë qëllim, edhe kundër vullnetit të popullit të tij dhe elitave të instaluara prej tij e të korruptuara. Të dyja palët, me sulmin në Ukrainë, ai jo vetëm i ka habitur; ish-punonjësi i shërbimit sekret ka tradhtuar interesat e tyre!
Me këtë luftë Putini merr peng popujt e Rusisë: i detyron ata të bartin pasojat e krimeve të tij. Pasoja që do të shkojnë përtej fundosjes ekonomike të Rusisë. Rusia kërcënon të bëhet e përjashtuara e kësaj bote. Urrejtja e ukrainasve për çdo gjë ruse do të rritet përditë. Rikthimi në diktaturë, fundi i Rusisë së hapur dhe modernizimit, refuzimi i Evropës, të gjitha këto janë pjesë e çmendurisë ideologjike të Putinit. Ai i falet si shenjtëri një “rusizmi” unik dhe kërkon që këtë ta bëjnë edhe të tjerët.
Kjo mendësi është e mbrapshtë dhe e kundërta e krishterimit ortodoks, të cilit i referohet me dëshirë Putini, kur i përshtatet. Zoti biblik në urdhëresat e dekalogut ndal me të parën adhurimin e hyjve të tjerë dhe i dhuron njeriut lirinë për të bërë mirësi. Pikërisht këtë liri kërkon t’ua rrëmbejë Putini popujve të Rusisë dhe ukrainasve. Dhe, i ngjason me këtë inkuizitorit të madh në romanin “Vëllezërit Karamazov” të shkrimtarit të madh rus, Dostojevskit, që në fund akuzon edhe Zotin se ka bërë një gabim. Liria nuk është asgjë për njeriun.
Rusia mund të fitojë lirinë dhe dinjitetin, nëse Putini e humb këtë luftë. Por, ky do të ishte fundi politik i Putinit. Pra, ai do të bëjë çdo gjë, për të penguar këtë dhe do të shkallëzojë luftën. Mund ta bëjë këtë, sepse e di: Rusia ka armë atomike, Ukraina jo. E, megjithatë, as ai nuk duhet të ndjehet mirë kur gjithnjë e më shumë ushtarë rusë pyesin se pse shahen nga ukrainasit si fashistë? Apo pse duhet të luftojnë kundër një populli vëlla?
Ukrainasit mbrojnë vendin e tyre, vatrat e tyre, gratë, fëmijët dhe prindërit e tyre. Me guximin e dëshpërimit, me gatishmërinë për të bërë sakrificën më të madhe, ngrihen kundër supremacisë ushtarake të sulmuesve. Davidi ukrainas kundër Goliatit rus.
Por, edhe nëse Putini mund t’ia dalë që në negociatat për paqen të shkëpusë një pjesë të Ukrainës, Rusia nuk mund të fitojë paqen e me këtë nuk e fiton as këtë luftë. Këtij vendi i mungojnë mjetet për të pushtuar të gjithë Ukrainën në vazhdimësi. Putini e mbylli derën drejt Evropës dhe botës së lirë. Ky vend do të jetë tani i varur nga Kina. Kinezët kanë qenë gjithmonë tregtarë të mirë. Ky popull miliardësh do t’i marrë pasuritë e Siberisë, pavarësisht nëse është naftë, gaz, qymyr, dru apo nikel. Ekonomia në rritje e Kinës ka nevojë për gjithçka, mundësisht sa më lirë. Qytetarët e Rusisë duhet të reflektojnë tani dhe të veprojnë. Si? Miliona ukrainas e tregojnë përditë këtë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri