Çdo ditë i dëgjojmë fjalët; “korruptuar” dhe “ndershëm”. Këto fjalë kanë kuptime të ndryshme, por për habi në disa vende kur përmenden thuajse nuk kanë ndonjë dallim dhe përdoren me sarkazëm.
Sipas fjalorit, fjala “korruptuar” nënkupton: “Që është prishur nga ana morale dhe është futur në rrugë të keqe, që ka marrë dhurata, ryshfete etj. nga dikush për t’i shërbyer këtij duke shkelur detyrën që ka dhe ligjet në fuqi, që është korruptuar. Shoqëri e korruptuar. Nëpunës të korruptuar. Aparat shtetëror i korruptuar”.
Po sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala “ndershëm” nënkupton: “Që është i pastër moralisht, i pacenuar, i panjollosur, që vepron në përputhje me moralin e shëndoshë të shoqërisë, që sillet dhe punon me nder, me drejtësi e me ndërgjegje, që përshkohet nga qëllime të drejta e të pastra, që shpreh drejtësi e çiltëri. Punë (sjellje) e ndershme. Qëndrim i ndershëm. Qëllime (synime) të ndershme. Me rrugë të ndershme”.
Edhe në fjalorët e gjuhëve tjera, fjalët “korruptuar” dhe “ndershëm” nënkuptohen ngjashëm sikurse në fjalorin e gjuhës shqipe. Në esencë, këto dy fjalë kanë kuptime krejt të kundërta, nuk janë sinonime, por në disa vende, kryesisht të pazhvilluara dhe tek ato në zhvillim, sikur nuk dallohen shumë. Kjo fatkeqësisht ndodh edhe në vendin tonë, në Republikën e Kosovës.
“Disa voziten me autobusë, të tjerët vrapojnë anash tij, shumë pak dalin para tij”, kështu e përshkruanin disa policë të viteve të ’60 të shekulli XX, korrupsionin në Hong-Kong. Nëse një zyrtar i policisë shkonte në zyrën e tij dhe e gjente një zarf me pare, ai mund të merrte atë zarf, të korruptohej dhe të kryente shërbimin kundrejt zarfit të pranuar (“të hipte në autobus”), por mund të refuzonte në mënyrë të qetë, të mos e lajmëronte korrupsionin, respektivisht të mos fillonte me procedurat e ndjekjes (“të vraponte anash autobusit”), apo të mos e pranonte zarfin e të lajmëronte korrupsionin, të fillonte procedurat e ndjekjes (“t’i dilte autobusit përpara”, që në atë kohë në Hong Kong ka qenë recetë për viktimizim). Në atë kohë në Hong-Kong, ryshfeti jo vetëm që ishte gjithëpërfshirës, por ishte i pranuar nga opinioni i gjerë si fakt jetësor.
Fatkeqësisht, shoqëria kosovare, sikurse në ato vite në Hong-Kong, në heshtje e ka pranuar korrupsionin si fakt jetësor. Qytetarët e kësaj shoqërie dhe organet e ndjekjes ose kanë “hipur në autobus”, ose “vrapojnë anash tij“, por shumë pak prej tyre “i dalin autobusit përpara”. Kjo shihet nga epilogu përfundimtar i rasteve të korrupsionit, ku shumica prej këtyre lëndëve ose hedhen poshtë ose marrin dënime me kusht ose, më e keqja, nuk fillojnë procedurat e ndjekjes.
Kjo është e kuptueshme deri diku, nëse e shikojmë sfondin historik të korrupsionit në Republikën e Kosovës që është rezultat i sistemit socio-ekonomik dhe socio-politik të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, rrethanave të krijuara para luftës së vitit 1998-1999, rrjedhave të përgjithshme pas vendosjes së UNMIK – ut, e deri te statusi final i shpalljes së pavarësisë e pastaj vendosjes së EULEX-it.
Në ish-sistemin Jugosllav, popullata shqiptare e Kosovës deri diku ka qenë “e detyruar” që të drejtat e tyre si dhe shërbimet qe u janë ofruar nga pushteti i ish-Jugosllavisë t’i realizojnë me anë të korruptimit të zyrtareve të të gjitha niveleve. Pas luftës se vitit 1998-1999, në Kosovë u ndërtua një sistem i ri politik dhe ekonomik që i kishte vështirësitë e veta, pasi që shoqëria ishte e dëmtuar rëndë nga lufta, ndërsa në Kosovë u krijuan disa pushtete që krijonin probleme në mirëfunksionimin e vendit (u paraqit një klimë e përshtatshme për korrupsion në të gjitha nivelet). Pas pavarësimit të vendit, prioritet ishte konsolidimi i shtetit për çka sikur u la jashtë fokusi parandalimi dhe luftimi i korrupsionit.
Niveli i tashëm i korrupsionit ndodhë për shkak të ”fitimit të madh dhe rrezikut të ultë”, çka do të thotë se personat të cilët kryejnë veprime korruptive realizojnë fitime të mëdha, ndërsa mundësia që ata të ndiqen penalisht është e vogël (frika është e vogël nga ndjekja penale). Në këtë gjendje e vetmja shprehje që të vjen në mendje është: “Sa ma i korruptuar, aq ma i +ndershëm’”. Çka do të thotë kjo? Të korruptuarit e të gjitha niveleve, me theks të profilit të lartë, nuk ndiqen penalisht apo edhe nëse ndiqen, akuzat ndaj tyre ose hedhen poshtë ose ata shpallen të pafajshëm. Më pastaj, të njëjtit bëjnë jetë luksoze, bëjnë ca vepra të mira për shoqërinë (diku ndërtojnë ndonjë shtëpi për skamnorë, ndërtojnë çezme për komunitetin, blejnë gjëra ushqimore dhe ju shpërndajnë skamnorëve…), e askush më nuk pyet se nga e mori atë pasuri meqë tashti ai ka dalë i pastër nga “drejtësia”. Të tillët perceptohen të ndershëm, të moralshëm dhe altruistë; gjykohet se shteti që ka bërë padrejtësi ndaj tyre dhe se duhet të kompensohet dëmi morali dhe nderi i tyre!
Kjo gjendje lë pasoja të mëdha ekonomike, politike, institucionale dhe juridike, sociale dhe të sigurisë. Në këtë situatë, fillimisht duhet të merremi me pranimin e këtij fenomeni si një element jetësor nga ana e njerëzve, në mënyrë që të ballafaqohemi me të e “ti dalim autobusit përpara”. Roli i shoqërisë civile dhe medias është i rëndësishëm për sensibilizimin e opinionit të gjerë për ta kuptuar se janë duke jetuar me korrupsionin dhe se duhet t’i thonë stop kësaj dukurie – duke filluar nga vetja.
Veprimet që duhet të merren për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit duhet të jenë të kujdesshme e të analizuara mirë, për faktin se jemi vend i vogël. Duhet të bëhet një prerje e gjendjes për të pasur situatën nën kontroll dhe për të vazhduar tutje. Për të bërë prerjen, duhet t’i ndërmarrim tri veprime urgjente:
– deklarimi i pasurisë për të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës mbi moshën 18-vjeçare dhe legalizimi i pasurisë të pajustifikueshme;
– rishikimi i gjithë legjislacionit në fuqi për identifikimin e dispozitave problematike që e ushqejnë korrupsionin;
– rishikimi i rolit të Agjencisë kundër Korrupsionit, më qëllim të fuqizimit përmes dhënies së kompetencave policore.
– Deklarimi i pasurisë për të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës mbi moshën 18 vjeçare dhe legalizimi i pasurisë të pajustifikueshme
Njëra ndër format më të mira për të bërë një prerje me qëllim të luftimit të korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik është nxjerrja e një ligji që i detyron të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës mbi moshën 18-vjeçare të deklarojnë pasurinë dhe që pasuria e pajustifikueshme të legalizohet. Sipas këtij Ligji, çdo qytetar i Republikës së Kosovës brenda afatit prej një viti do të deklaronte pasurinë në emër të tij në Administratën Tatimore të Kosovës; për pasurinë që nuk do të mund të justifikon do të paguante tatim varësisht nga vlerësimi që bëhet dhe do të përcaktohej me Ligj (10, 15 apo 20 për qind). Në të njëjtën kohë duhet të rregullohet me një ligj të veçantë se të gjitha blerjet dhe pagesat të bëhen përmes sistemit bankar dhe të kufizohet lejueshmëria e blerjeve dhe pagesave me kesh (jo me shumë se 20, 30 apo 50 euro). Ky veprim do t’i hapte rrugë nxjerrjes së ligjeve për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atij anti-mafia, dhe se vetëm pas këtij veprimi këto ligje do të kishin efekt dhe sukses e do të ishin të zbatueshme. Legalizimi i pasurisë së pajustifikueshme nuk është veprim populist, por është i domosdoshëm për të ecur përpara. Sa ma herët ndërmerret ky veprim, aq ma mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës.
Nxjerrja e një ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme pa vendim të formës së prerë të Gjykatës apo edhe zbatimi i atij ekzistues, si dhe nxjerrja e ligjit anti-mafia para marrjes së veprimit të cekur me lartë nuk do të kishte rezultate të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe do të vazhdonte status quoja e njëjtë. Të dyja këto ligje do të hasnin në vështirësi në zbatim; në të njëjtë kohë do të kishim edhe rritje të nivelit të korrupsionit. Niveli i korrupsionit rritet për faktin që kemi shumë mjete financiare në qarkullim nga ekonomia joformale dhe nga korrupsioni e të njëjtat, nëse nuk legalizohen, janë burim i madh për të korruptuar sistemin. Korrupsioni nuk mund të luftohet nga një individ, por është një sistem i tërë; nëse veç njëra hallkë e sistemit korruptohet, ajo e prish e sistemin dhe rezultati është jo i dëshirueshëm. Pavarësisht vullnetit dhe veprimeve që mund të merren nga një qeveri, nëse ka mjete financiare të lira në qarkullim nga ekonomia joformale, është vështir të luftohet korrupsioni. Ndaj, shprehja e njohur “çka nuk blihet me pare, blihet me ma shumë pare” mbetet ende një realitet.
Kështu, deklarimi i pasurisë për të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës mbi moshën 18-vjeçare dhe legalizimi i pasurisë të pajustifikueshme kundrejt pagesës së një tatimi, është:
– çelësi i suksesit në ecje përpara në luftimin e korrupsionit dhe ekonomisë jo formale; dhe
– perspektiva për një kapitull të ri për zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit.
Rishikimi i gjithë legjislacionit në fuqi, për identifikimin e dispozitave problematike që e ushqejnë korrupsionin, nuk është veprim i lehtë dhe nuk mund të bëhet brenda një apo dy viteve. Kjo mund të marrë deri në pesë vjet, por është i domosdoshëm dhe duhet të fillojë me rishikimin e legjislacionit që ka të bëjë me leje dhe licenca, tatime e taksa dhe shpenzimin e parasë publike. Për këtë duhet që Zyra e Kryeministrit të jetë bartëse e këtij procesi, ku në koordinim me ministritë e linjës të fillojë rishikimin e tillë. Në këtë proces duhet të jenë të kyçur zyrtarët me të mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, që kanë njohuri të thella në hartim të legjislacionit dhe në fushën anti-korrupsion. Po ashtu, ligjet e reja që e përcjellën për miratim në Kuvend, duhet të jenë të përgatitura mirë dhe të mos lejnë hapësirë për korrupsion, por edhe deputetët e Kuvendit gjatë shqyrtimeve në Komisione parlamentare dhe në seanca duhet të kenë kujdes që mos të kalojnë ligje me dispozita që e ushqejnë korrupsionin.
Rishikimi i gjithë legjislacionit në fuqi, për identifikimin e dispozitave problematike që e ushqejnë korrupsionin, do të mundësonte:
– ndalimin e korrupsionit „ligjor“;
– që të gjithë individët të jenë të barabartë para ligjit;
– shmangien që një individ apo një grup individesh të kenë mundësi të interpretojnë ligjin për shkak paqartësive, duke favorizuar një individ apo diskriminuar një indvid tjetër.
Agjencia kundër Korrupsionit megjithëqë është themeluar në vitin 2006, nuk ka pasë dhe nuk ka rol të fuqishëm në luftimin e korrupsionit. Roli i saj është i zbehtë dhe fokusi i saj është i orientuar kah parandalimi edhe në këtë segment nuk ka pasë rezultate të kënaqshme. Tani, edhe me Projektligjin për parandalimin e Korrupsionit edhe më tej dëshirohet të zbehet roli i saj, duke u fokusuar kryesisht në parandalim dhe në konsulencë, gjë që për funksionet dhe rolin që ka tani dhe që u janë përcaktuar në Projektligj që është në konsultime publike, ajo mund të shuhet si institucion dhe kompetencat e saj të kalojnë tek institucione tjera. Shembull: deklarimi i pasurisë mund të kalojë në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës; mbrojtja e sinjalizuesve mund të kalojë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme; parandalimi i konfliktit të interesit mund të kalojë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë; ndërsa çështja e monitorimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsion mund të kalojnë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Megjithatë, pavarësisht gjendjes së tanishme, për të pasë sukses në luftimin e korrupsionit duhet të ndërmerren veprime të shpejta që roli i Agjencisë kundër Korrupsion të rishikohet, të mos shuhet, por të fuqizohet. Agjencia kundër Korrupsion duhet të jetë trup, me një rol kyç ekzekutiv; duhet t’i jepen kompetenca policore; duhet të jetë bartëse e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit; duhet të jetë trup i specializuar dhe adresa e vetme në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, ndërsa policia duhet të jetë mbështetëse në realizimin e aktiviteteve të Agjencisë.
Fuqizimi i Agjencisë kundër Korrupsion do të:
– rriste rrezikun dhe do të ulte fitimet për njerëzit që do të korruptohen;
– lehtësonte punën e Prokurorisë dhe gjykatave; lëndët që do të trajtoheshin do të ishin me kualitative dhe rezultatet nuk do të mungojnë.
(Mendimet e shprehura në këtë shkrim janë personale dhe nuk pasqyrojnë qëndrimin e institucionit ku punon autori)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_25-8-780x439.png)
"Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen në Gaza", deklaron Trump
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-6-780x439.png)
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe