Sa dhe si shpenzoi LVV për fushatën politike në zgjedhjet parlamentare 2025

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shpenzuar gjithsej 1,702,036.55 euro për fushatën zgjedhore të mbajtur më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave të paaudituara të dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Nga ana tjetër, të hyrat e raportuara për këtë periudhë arrijnë në 1,112,143.74 euro, duke lënë një hendek financiar të konsiderueshëm mes shpenzimeve dhe të ardhurave.
Raporti financiar i LVV-së mbulon periudhën nga 16 gusht 2024 deri më 9 shkurt 2025 dhe përfshin një detajim të plotë të shpenzimeve, ku për reklama, reprezentacion dhe konferenca janë raportuar 1,182,518 euro, ndërsa për transport 199,816 euro. Paga dhe kompensimet kanë kushtuar 36,969 euro, kurse blerja e mallrave është listuar në 41,934 euro.
Gjithashtu, 237,129 euro janë klasifikuar si shpenzime të përgjithshme, dhe 3,667 euro si të ndryshme. LVV ka paguar 212,500 euro për gjoba dhe ndëshkime të shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)./Telegrafi/





















































