LAJMI I FUNDIT:

S4MM ironizon me Feron pasi Capital Bra nuk ia promovoi bashkëpunimin: Më telefonoi dhe më tregoi se ishte i zënë duke luajtur sony

S4MM ironizon me Feron pasi Capital Bra nuk ia promovoi bashkëpunimin: Më telefonoi dhe më tregoi se ishte i zënë duke luajtur sony

Reperi Fero publikoi së fundmi bashkëpunimin e tij më të ri “KaDeWe”, me reperin gjerman Capital Bra.

Ky i fundit, nuk e ka shpërndarë këngën e re të dyshes në rrjetet sociale, siç rëndom ndodh kur publikohet një projekt i ri muzikor.

Ka mjaftuar ky fakt që reperi tjetër i njohur shqiptar, S4MM, të tallet në rrjetet sociale.


Reperi nga Tetova ka publikuar disa statuse ironizuese në InstaStory, ku shkruante se më mirë s’do e bënte një bashkëpunim të tillë, ku personi tjetër nuk ta promovon aspak.

Foto: S4MM/InstaStory

“Sa keq është kur bën bashkëpunim me dikë dhe ai as nuk e poston siç duhet. Unë për vete nuk ja kisha q* robt, s’e kisha publikuar asnjëherë”, ka shkruar S4MM me ironi në InstaStory.

Por, ai nuk u ndal këtu pasi vetëm disa minuta më vonë publikoi një tjetër shkrim, ku sërish me satirë shkruante kinse Capital Bra e “telefonoi” për t’i kërkuar falje që s’e postoi bashkëpunimin me Feron.

Foto: S4MM/InstaStory

“Më falni për keqkuptimin se tash më thirri ai reperi e më tha: vëlla, isha duke luajtur Sony me Samren e s’munda ta postoj”, shkroi tutje S4MM.

Kundrejt këtyre ironizimeve duket se nuk ka asnjë kundërpërgjigje nga Fero, me të cilin S4MM ka pasur konflikte virtuale që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori