Reperi i njohur nga Tetova, S4MM, ka anuluar një nga koncertet e tij të fundit për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari.

Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai thekson se ka anuluar koncertin në Strugë meqë mëngjesin e djeshëm në aksidentin në Bullgari humbën jetën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.


Në mesin e viktimave siç u raportua në autobusin që po kthehej nga Turqia ishin edhe 12 fëmijë.

Screenshot 6 40 S4MM (Foto: Instagram)

“Për shkak rastit të ndodhur anulohet koncerti me datë 27.11 në Strugë”, ka shkruar ai.

Ky koncert i Samir Selimit (emri i vërtetë) theksojmë se ishte paraparë të mbahej më 27 nëntor.

Aksidenti ne Bullgari 1  2 Aksidenti tragjik në Bullgari

Për rastin e rëndë, sot është shpallur ditë zie shtetërore në Kosovë, Bullgari e Maqedoninë e Veriut.

Shkaqet e aksidentit kanë mbetur akoma të paqarta, por që kanë nisur hetimet. /Telegrafi/

afa 1  1 Aksidenti tragjik në Bullgari