LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska: Kemi paga të mira, por nuk ka të interesuar që duan të punojnë në Prokurori

Ruskovska: Kemi paga të mira, por nuk ka të interesuar që duan të punojnë në Prokurori

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka vende të lira për prokurorë por nuk ka të interesuar për plotesimin e këtyre vendeve të lira.

Këtë informacion e ka bërë të ditur për mediat, kryeprokurorja Vilma Ruskovska.

“Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të ketë 20 prokurorë, ndërsa aktualisht ka gjashtë prokurorë më pak”, tha kryeprokurorja e kësaj prokurorie Vilma Ruskovska.


E pyetur nëse kjo ndikon në efikasitetin e punës së lëndëve, ajo tha se nuk ka ndonjë ndikim të madh sepse edhe kolegët e saj i punojnë lëndët pasdite.

“Edhe pse kemi pagat më të mira, vetëm katër prokurorë kanë aplikuar për punë në prokurorinë tonë”, tha Ruskovska.

“Jam e befasuar. Kam dhënë shumë mund në këtë prokurori, edhe ne kemi pagat më të mira, e megjithatë, për punë tek ne kanë aplikuar vetëm katër prokurorë, prej të cilëve dy janë jashtë mandatit”, u përgjigj Ruskovska në pyetjen e gazetarit për kapacitetet e PTHP-së.

Sipas ligjit, është konfirmuar se për shkurt kohë, 13 prokurorë në vend duhet të dalin në pension.

E pyetur se deri ku ka arritur hetimi për ish-sekretarin e përgjithshëm Muhamed Zekiri dhe nëse do të kërkohet vazhdimi i paraburgimit, Ruskovska u përgjigj:

“Po, do të kërkojmë vazhdimin e paraburgimit. E sa i përket rastit për Zekirin, për momentin nuk mund të jap një përgjigje të saktë, këtë e di më së miri prokurori kompetent”.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori