LAJMI I FUNDIT:

Rusia në Ukrainë ka shkaktuar “shkeljet më masive të të drejtave të njeriut”, thotë shefi i OKB-së

Rusia në Ukrainë ka shkaktuar “shkeljet më masive të të drejtave të njeriut”, thotë shefi i OKB-së

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar “shkeljet më masive të të drejtave të njeriut që po jetojmë sot”.

Kështu ka thënë të hënën Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, përcjell Telegrafi.

“Ka shkaktuar vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje të gjerë”, ka vlerësuar Guterres.


“Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar dhjetëra raste të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin ndaj burrave, grave dhe vajzave”, shtoi ai.

Guterres e mbajti fjalimin në takimin e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të përkujtuar 75-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

Ai u bëri thirrje qeverive ndërkombëtare që të respektojnë dhe rivitalizojnë deklaratën, për të cilën ai tha se shpesh “keqpërdoret dhe abuzohet”.

Ndryshe, krimet ruse të luftës dhe abuzimet e të drejtave të njeriut gjatë luftës në Ukrainë shtohen në një “një mori shkeljesh të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Human Rights Watch në janar.

Në raportin vjetor të grupit të të drejtave, u tha se provat e krimeve të luftës në Bucha, një periferi e Kievit, ishin pjesë e një modeli që “është përsëritur shumë herë”.

Raporti Botëror i HRW-së 2023 theksoi gjithashtu bombardimin e një teatri në Mariupol, pavarësisht nga shenjat që paralajmëronin se fëmijët ishin strehuar atje, si dhe sulmet ndaj objektivave të tjerë joushtarakë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Inteligjenca amerikane nuk beson se Putini është serioz për bisedimet e paqes – edhe pse Trump thotë se ai dëshiron të ndalojë luftën

Botë
Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Trump ultimatum Zelenskyt për marrëveshjen për mineralet e ralla: Ose pastaj mund të mos jesh shumë i lumtur

Botë
Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas

Elon Musk pretendon se presidenti ukrainas "vrau një gazetar amerikan"

Botë
Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Trump thotë se nuk e ka parë planin e Egjiptit për Gazën

Amerika
Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë

Britania e Madhe dhe Franca kërkojnë "forcë për Ukrainën me afro 30,000 trupa" në mes të bisedimeve SHBA-Rusi

Botë
Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

Në protestat e studentëve në Serbi edhe veteranë të brigadës që luftoi në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori