LAJMI I FUNDIT:

Rusia i dhuron tanke Serbisë, NATO thotë se nuk e sheh atë si një problem

Rusia i dhuron tanke Serbisë, NATO thotë se nuk e sheh atë si një problem

Secili vend vendos nga kush do të sigurojë mbrojtjen e tij.

Kështu deklaron NATO në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës në lidhje me dhurimin e tankeve ruse në Serbi.

“Ne e vlerësojmë partneritetin tonë me Serbinë dhe respektojmë plotësisht neutralitetin e saj ushtarak. Ne gjithashtu respektojmë vendimin sovran të partnerëve tanë kur bëhet fjalë për aranzhimet e sigurisë që ata bëjnë”, thuhet në përgjigje, shkruan European Western Balkans.


Zyrtarët e NATO-s në të kaluarën kanë theksuar se Serbia, si një vend sovran, ka të drejtë të zgjedhë se me kënd do të bashkëpunojë në fushën e mbrojtjes.

Kështu, në muajin shtator të këtij viti, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg theksoi se, NATO nuk shqetësohet që Serbia e pajisë ushtrinë e saj, kryesisht nga Rusia dhe Kina.

“Jo, nuk e kemi problem. Serbia është një vend sovran dhe ne respektojmë plotësisht rregullimet e sigurisë që ajo zgjedh”, ka thënë Stoltenberg.

Ministri serb i Mbrojtjes konfirmon arritjen e tankeve nga Rusia në Serbi
Lexo po ashtu Ministri serb i Mbrojtjes konfirmon arritjen e tankeve nga Rusia në Serbi

Në fillim të muajit nëntor, ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq kishte konfirmuar se, tanke të modelit T-72MS do të arrijnë nga Rusia në Serbi.

“Tridhjetë tanke moderne T-72MS duhet të arrijnë si pjesë e marrëveshjes Vuçiq-Putin, të arritur në Soçi. Ato do t’i forcojnë ndjeshëm aftësitë tona ushtarake”, kishte thënë Stefanoviq për mediat në Beograd.

Donacioni është pjesë e një marrëveshjeje që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në vitin 2016.

Marrëveshja më pas është miratuar nga presidenti rus, Vladimir Putin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori