Rusia bombardon Rusinë: Putini duhet të shpjegojë se si lufta e tij e lejoi pushtimin e Rusisë

Burimi: The Guardian (titulli në anglisht: Putin must explain how his war allowed Russia to be invaded – and offering locals £90 each won’t do it)
Përkthimi: Telegrafi.com
Më 6 gusht, një forcë e konsiderueshme ukrainase nisi inkursionin ndërkufitar në rajonin Kursk të Rusisë, duke bombarduar qytetin e vogël të Suçës, ndërsa thuhet se pushtuan disa fshatra. Dhjetëra ushtarakë rusë u vranë nga sulmet e artilerisë dhe dronëve, ndërsa të tjerët u panë duke u dorëzuar tek ukrainasit fitimtarë. Shpejt u bë e qartë se inkursioni ishte në shkallë shumë më të madhe sesa sulmet e mëparshme kufitare. Dy vjet e gjysmë pas pushtimit vrastar të Ukrainës nga Putini, Rusia u përball me realitetin e pakëndshëm. Ai po ashtu mund të pushtohet nga fqinji.
Operacioni në Kursk i Ukrainës, ndërlidhet me një përvjetor pikant. Njëzet e pesë vjet më parë, Vladimir Putini – më parë drejtor i Shërbimit Rus të Sigurisë (FSB) dhe sekretar i Këshillit Rus të Sigurisë – zëvendësoi kryeministrin jetëshkurtër, Sergei Stepashin.
Emërimi i Putinit më 9 gusht 1999, ndodhi vetëm dy ditë pasi një grup i militantëve me bazë në Çeçeni, nisi sulmet e përgjakshme në Dagestanin fqinj. Inkursioni ndërkufitar, i udhëhequr nga kryekomandanti çeçen Shamil Basayev dhe nga xhihadisti saudit Ibn al-Khattab, supozohet se kishte për qëllim që Dagestanin ta vinte nën flamurin e një kalifati të ri.
Sulmi ndaj Dagestanit – ndjekur nga një seri e bombave në apartamente, nga të cilat u trondit publiku rus – ia dha Putinit justifikimin për të pushtuar Çeçeninë dhe për të çimentuar kontrollin e vet në pushtet. Putini, në atë kohë 46 vjeç, e projektoi imazhin e njeriut që mund t’i zgjidhte problemet e vështira. Në shtator të vitit 1999, pikërisht kur rusët e bombardonin kryeqytetin çeçen të Groznit, Putini e bëri premtimin e paharrueshëm për t’ua “treguar qejfin [terroristëve] edhe nëse i hasim në WC”.
Për njëfarë kohe, ajo atmosferë e njeriut të fortë e ngriti popullaritetin e Putinit: u shfaq i përcaktuar dhe i aftë, për dallim nga Boris Yeltsini i lodhshëm. Në dallgën e pranimit nga publiku, Putini lehtësisht fitoi në zgjedhjet presidenciale të marsit 2000, duke rrënjosur fuqinë e vet.
Njëzet e pesë vjet më vonë, Putini ende e mban pushtetin me kontroll të hekurt, teksa Rusia çuditërisht po i rijeton fatkeqësitë e viteve 1999-2000 – vetëm se në një shkallë shumë më të madhe. Putini e ka nisur një luftë tjetër, së cilës nuk i duket fundi. Dhe, tani ka pasur inkursion në territorin e tij, me një sfidë më serioze ndaj regjimit sesa kishin arritur të realizonin ndonjëherë grupet e çrregullta të luftëtarëve të Basayevit dhe Khattabit.
Nga banorët e dëshpëruar vendas në Kursk, autoritetet ruse po përballen me pyetje të pakëndshme. Si mundet të shkojë kaq keq “operacioni special ushtarak” i cili “vazhdonte sipas planit” – sipas pohimeve të përsëritura të Kremlinit? Përgjigja e Putinit ka qenë zhgënjyese: qeveria premtoi ndihma prej 10 mijë rublave [99 euro] për të dëmtuarit.
Ushtria ruse ka dërguar përforcime, në përpjekjen për të rimarrë territorin e humbur dhe në Kursk ka hedhur bomba mbi kundërshtarin, e kjo do të thotë: mbi vetë Rusinë. Bombardimi i Rusisë ndaj Rusisë mund të duket ide e pazakontë, përveç nëse nuk të kujtohet se kështu filloi sundimi i Putinit: duke bombarduar brutalisht Çeçeninë (atëherë dhe tani pjesë e Rusisë) deri në nënshtrim.
Nuk është ende e qartë se çfarë po përpiqen të arrijnë ukrainasit, duke pushtuar rajonin e Kurskit. Mbase shpresojnë se mund ta zaptojnë dhe ta mbajnë atë territor, në mënyrë që ta shkëmbejnë me diçka tjetër në bisedimet e mëvonshme. Po ashtu, gjithashtu mund të ndodhë se po kërkojnë të largojnë vëmendjen e Moskës nga Donbasi, ku ushtria ruse ka arritur suksese në javët e fundit.
Ose – dhe ky është shpjegimi më i mundshëm – qeveria ukrainase thjesht donte t’ia bënte me dije popullit të vet, dhe ndoshta rusëve, se Putini nuk është askund afër fitores në Ukrainë dhe se ai nuk mundet ta mbajë as vendin e vet të sigurt.
Në të vërtetë, dështimi i turpshëm i Rusisë në Kursk vjen në vazhdën e poshtërimeve të tjera të fundit, duke përfshirë kryengritjen e dështuar të Yevgeny Prigozhinit që ndodhi pak më shumë se një vit më parë. Edhe pse Prigozhini u zmbraps (dhe më vonë u vra, me gjasë pas një urdhri të drejtpërdrejtë nga lart), sfida e tij ndaj komandantit të përgjithshëm dhe lehtësia me të cilën marshoi nga Rostov-on-Doni drejt Moskës, ekspozoi dobësinë e madhe të silovikut (aparatit të sigurisë) gjoja të plotfuqishëm. Askush nuk marshoi për të mbrojtur regjimin e Putinit kundër kryengritësve.
Në muajt që pasuan, nën akuzat për korrupsion Putini arrestoi oficerët e lartë ushtarakë, ndërsa me një teknokrat civil e zëvendësoi kritikuesin kryesor të Prigozhinit, Ministrin e Mbrojtjes që shërbeu për një kohë të gjatë, Sergei Shoigu. Kundërshtari tjetër i Prigozhinit, shefi i kritikuar dhe i paaftë i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, mbeti në post. Dikush mendon se ai duhet të marrë përgjegjësinë për dështimin tepër të turpshëm për të parandaluar pushtimin e Kurskit. Vetëm në sistemin e kalbur të Putinit, besnikëria ndaj shefit ka prirje të renditet më lart se kompetenca.
Në gusht të vitit 2000, Putini u takua me familjarët e tronditur të anëtarëve të një katastrofe të tjetër të Kurskit: nëndetëses ruse K-141 Kursk, të fundosur në Detin Barents, pas shpërthimit aksidental të silurit ku u vranë të gjithë 118 marinarët në bord. Ishte takim shumë i vështirë, i trazuar. Njerëzit bërtisnin. Putini dukej se po mbrohej. Ishte kjo koha kur media ruse ende ishte mjaft e lirë dhe mëkatet e tij u shpalosën. Tani, pasi ka mbyllur shtypin e lirë, ai është shumë larg sentimenteve të tilla. Cari është larguar nga subjektet e veta të mërzitshme. Pas gjithë këtyre viteve në pushtet, e di se durimi i pakënaqësisë së rusëve ndaj sundimtarëve, atë nuk e kërcënon. Dhe, ai tashmë ka vrarë dhe ka internuar ata të cilët paraqisnin ndonjë rrezik serioz.
Megjithatë, lufta po vazhdon, aktualisht në Kursk. Në fund, ajo është bërë vetëm një pikë tjetër e ndezjes në një luftë të zvarritur dhe të gjatë që tashmë ka shkatërruar Ukrainën dhe që tani po kthehet në shtëpi, në Rusi, për të kërkuar një haraç të përgjakshëm. Putini donte t’ia tregonte qejfin Ukrainës. Epo, tani edhe ai mësoi se atë që mbjell atë edhe e korr.
Dhe, kështu, 25 vjet më vonë Rusia po shkon drejt pasigurisë, duke u zhytur në errësirë, duke u thelluar në luftën të cilën diktatori që po plaket dëshiron dëshpërimisht ta fitojë, por thjesht nuk di se si. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

JD Vance, një këshillë për ty: Grenlanda nuk shqetësohet për egon tënde të brishtë njerëzore

Nuk kam parë kurrë masa të tilla shtypëse në Stamboll: Demokracia e Turqisë po lufton për të mbijetuar

Ne, në Turqi, po i tregojmë botës se si sfidohet një udhëheqës i pandjeshëm dhe autoritar

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Trump e kërcënon me bombardime Iranin

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Flitet për një lidhje jashtë Big Brother, reagojnë ashpër familjarët e Egli Takos

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler