Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë akuzuar Rusinë për nisjen e “një predhe të ngjashme me armë” nga një satelit në hapësirë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një deklaratë, kreu i drejtorisë hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar tha: “Ne jemi të shqetësuar nga mënyra me të cilën Rusia testoi një nga satelitët e saj duke lëshuar një predhë me karakteristikat e një arme”.
Deklarata tha se veprime si kjo “kërcënojnë përdorimin paqësor të hapësirës”.
Dhe siç shkruan BBC, SHBA më parë ka ngritur shqetësime për këtë satelit rus.
Në deklaratën e tij, zv. Marshalli Harvey Smyth, kreu i drejtorisë hapësinore në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Veprime si kjo kërcënojnë përdorimin paqësor të hapësirës dhe rrezikojnë të shkaktojnë mbeturina që mund të përbëjnë një kërcënim për satelitët dhe sistemet hapësinore nga të cilat varet bota”.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të shmangë çdo testim të mëtejshëm. Ne gjithashtu i kërkojmë Rusisë të vazhdojë të punojë në mënyrë konstruktive me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë për të inkurajuar sjelljen e përgjegjshme në hapësirë”.
Po sipas BBC, kjo nuk është hera e parë që Mbretëria e Bashkuar ka bërë akuza në lidhje me “testimin e armëve” ruse në hapësirë, thotë korrespodenti i mbrojtjes i BBC, Jonathan Beale, dhe vjen vetëm disa ditë pasi një hetim tha që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “nënvlerësoi keq” kërcënimin e paraqitur nga Rusia.
Incidenti, siç vlerësohet më tej, do të shtojë shqetësimet për një garë të re të armëve në hapësirë, shtoi ai, duke thënë se kombet e tjera po hetojnë gjithashtu teknologji që mund të përdoren si armë në hapësirë.
SHBA tha që sistemi satelitor rus ishte i njëjti për të cilin ngritën shqetësimet në vitin 2018 dhe në fillim të këtij viti kur SHBA e akuzuan atë për manovrime afër një sateliti amerikan.
Për këtë incident të fundit, Gjeneral Jay Raymond, i cili kryeson komandën hapësinore amerikane, tha se kishte prova “se Rusia kreu një provë jo destruktive të një arme anti-satelitore me bazë hapësinore”.
Ai tha se Rusia “injektoi një objekt të ri në orbitë” nga një satelit.
Gjeneral Raymond shtoi: “Kjo është dëshmi e mëtutjeshme e përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të zhvilluar dhe testuar sisteme të bazuara në hapësirë dhe [është] në përputhje me doktrinën ushtarake të botuar të Kremlinit për të përdorur armë që mbajnë në rrezik asetet e hapësirës amerikane dhe aleate”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës