Imazhet satelitore shfaqin ushtarët rusët duke vizatuar silueta të bombarduesve të Kremlinit në një pistë të bazës ajrore, shkruan War Zone.

Bëhet fjalë për Tu-95MS “Bear H” që po vizatoheshin në bazën ajrore Engels, lokacion ky që është nën sulme të vazhdueshme nga ana e ukrainasve, transmeton Telegrafi.


Imazhet janë kapur nga PlanetLabs dhe i janë dhënë mediat  - ku shihen imazhe dy dimensionale në pistë, por ajo çfarë është qesharake se disa prej vizatimeve nuk ishin përfunduar dhe dukej sikur “aeroplanëve” u mungonin krahët.

Ky veprim i rusëve është një dëshmi se ata janë nën presion të vazhdueshëm nga sulmet kamikaze të ukrainasve, që po u shkaktojnë humbje të mëdha në makinerinë luftarake.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ukrainasit kishin zhvilluar një sulm me dron në bazën ajrore duke arritur të dëmtojnë aeroplanin Tupolev Tu-95 MS. /Telegrafi/