Andy Ruiz nuk ka arritur t'i mbrojë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, pasi u mposht nga Anthony Joshua në rimeçin e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Meksikano-amerikani e fitoi me nokaut duelin e parë në New York në muajin qershor, por në përballjen e zhvilluar në dhjetor, britaniku fitoi me pikë pas 12 raundesh dhe i ktheu titujt e botës, WBA, WBO, IBF dhe IBO.


Ndërsa në deklaratën pas duelit, Ruiz i kërkoi Joshuas që ta zhvillonin edhe duelin e tretë që do të tregonte vërtet se cili është kampioni meritor.

AndyAj2 (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

"Dua ta bëj sërish. Erdha paksa i rëndë (në peshë) dhe nëse e bëjmë duelin e tretë, atëherë do të vij në formën më të mirë të mundshme. U munda. Por, dua ta bëj sërish. Faleminderit të gjithëve në Arabinë Saudite. Kush dëshiron ta shohë duelin e trilogjisë?", i ka pyetur Ruiz tifozët në Diriyah Arena.

Ndërkohë që Joshua ia ktheu si me shaka: "Nëse keni dëgjuar, do ta bëjmë duelin e tretë". /Telegrafi/

AntonyRuizjoshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app