RTV Dukagjini sonte në orën 19:00 publikon projeksionin për fituesin e zgjedhjeve

Radio Televizioni Dukagjini do të publikojë projeksionin e fituesit të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021. Ky projeksion është porositur nga RTV Dukagjini kurse është realizuar nga kompania UBO-Consulting.
Ky projeksion do të publikohet menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Deri më tani në procesin zgjedhor sipas DnV-së dalja e qytetarëve ka qenë 37,3% deri në orën 16:00.
Kujtojmë se të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 1 milionë e 794 mijë e 862 qytetarë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































