Televizioni gjerman RTL i ka dedikuar një shkrim në uebsajtin e saj turizmit shqiptar, të cilin e vlerëson si një bukuri të pazbuluar.
Teksa vë në dukje një sërë pikash turistike në Shqipëri si plazhet e mrekullueshme të Ksmailit, apo qytetet e lashta si Berati, Gjirokastra e Butrinti, RTL shkon më tej duke shtuar se Shqipëria ofron siguri dhe nuk është shumë e shtrenjtë për xhepat e turistëve gjermanë.
Shkrimi i plotë i RTL-it për Shqipërinë
Bukuria e pazbuluar e Ballkanit
Plazhe fantastike me peizazhe të egra dhe romantike e një kulturë e mahnitshme – dhe për momentin me çmimet më të ulëta në të gjithë Mesdheun. Po flasim për Shqipërinë. Vendi i vogël në Ballkan është një nga destinacionet të pavlerësuara, por ndoshta jo për një kohë të gjatë. “Lonely Planet” e përzgjodhi Shqipërinë si destinacionin e tij absolut të ëndrrave.
Shqipëria nuk e rëndon xhepin tuaj
Nëse Kroacia është plot me turistë dhe Greqia është shumë e shtrenjtë, atëherë ndoshta duhet të bëni një vizitë në Shqipëri. Bregdeti është i bukur, ka shumë histori për të zbuluar dhe plazhet nuk duhet të fshihen nga ato të vendeve të tjera të Mesdheut. Dhe: Është më i lirë se të gjithë!
Në Shqipëri, për pushimet e verës, një apartament për katër persona, për dy javë kushton 750 euro
Shqipëria është për të gjithë
Siguria? Shqetësimi është pa baza. Edhe pse mund të ketë krim të rrugës, ai është jashtëzakonisht i rrallë. Dhe – fatkeqësisht – ky lloj krimi mund të jetë i pranishëm në çdo rajon turistik.
Ka shumë arsye të vizitoni vendin përgjatë deteve Adriatik dhe Jon – plazhet e ëndrrave në Rivierën Shqiptare janë një prej tyre. Por, vendi i vogël ballkanik ka shumë më tepër për të ofruar, përfshirë Alpet e Shqipërisë.
Ka shumë arsye për të vizituar vendin në detin Jon dhe Adriatik – plazhet e ëndrrave në Rivierën Shqiptare janë një prej tyre. Por vendi i vogël ballkanik ka shumë më tepër për të ofruar, duke përfshirë edhe Alpet shqiptare.
Vendpushimi bregdetar i Ksamilit
Në jug të Shqipërisë është fshati i Ksamilit, që ka një plazh të mrekullueshëm. Një përzierje e guralecëve dhe e rërës formon bazën e tij, çka për rrjedhojë bën që uji i detit të jetë kristal i pastër dhe me reflekse të blues së thellë. Përballë plazheve janë katër ishuj të vegjël, madje dy prej tyre shumë pranë. Dy të tjerët mund t’i arrini më këmbë kur ka zbaticë. Kur koha është e mirë, ju mund të shikoni edhe Korfuzin, që ndodhet nga ana tjetër e Jonit.
Zona antike e Butrintit
Parku Kombëtar i Butrintit është rreth 9,5 hektarë dhe ofron pamje spektakolare. Atraksioni kryesor i parkut është zona antike e Butrintit. Ajo është një nga zonat më të bukura arkeologjike të Shqipërisë (që daton në shekullin 8 para Krishtit) dhe ai është një nga destinacionet turistike më popullore të Shqipërisë dhe një nga atraksionet më të famshme turistike.
Syri i Kaltër
Syri i Kaltër është gjysmë ore me makinë nga Ksamili. Këtu, një lumë i tërë buron nga nëntoka. Ai është burimi më i pasur i ujit në vend. Thellësia e tij llogaritet në më shumë se 25 metra. Për shkak të ngjyrës së tij blu, burimi i ujit nga një liqen malor me temperaturë 12 gradë Celsius quhet Syri i Kaltër.
Gjirokastra – qyteti i 1000 hapave
Gjirokastra është një qendër kulturore e Shqipërisë, kështu që te ajo ka shumë për të zbuluar. ‘’Qyteti i 1 000 hapave’’ është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO që në vitin 2005 dhe është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Gjirokastra është e veçantë për shkak të pamjes së saj unike.
Berati – Qyteti i një mbi një dritareve
Berati është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri dhe të impresionon me shtëpitë e bardha, xhamitë dhe kishat. Berati është quajtur edhe “Qyteti i një mbi një dritareve” për shkak të shtëpive tipike, dritaret e të cilave “bien” mbi njëra-tjetrën duke zbukuruar pamjen e qytetit. Në vitin 1961 Berati u shpall qytet-muze. Që nga viti 2008 ai është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO dhe kjo është arsyeja që në tri lagje të vjetra të qytetit, Mangalem, Goricë dhe Kala ndërtimet e reja janë ndaluar plotësisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë
Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët