Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se Rruga Qeshmelluga po afrohet drejt përfundimit, duke e shndërruar jo vetëm në një rrugë moderne, por edhe në një simbol të zhvillimit dhe përkushtimit ndaj qytetarëve.

Sipas kryetarit Atiq, projekti përfshin infrastrukturë moderne, asfalt cilësor dhe standarde evropiane në çdo metër të rrugës, përcjell Telegrafi.




Ai thekson se aty ku më parë kishte baltë, pluhur dhe harresë, tani po ndërtohet e ardhmja e qytetit.

Ky investim është pjesë e përpjekjeve të komunës për të përmirësuar infrastrukturën urbane dhe për të ofruar kushte më të mira për banorët e Mitrovicës së Veriut. /Telegrafi/