Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, ka mirëpritur vendimin për largimin nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3 të Atilla Kardesh.

Sipas njoftimit, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka thënë se sot zhvilluan takim me Komisionin e Pavarur të Mediave ku shprehën shqetësimet e tyre lidhur me situatën e fundit të krijuar në këtë show televiziv.


“Sot patëm takim me Komisionin e Pavarur të Mediave, ku i shprehëm shqetësimet tona lidhur me reagimin tonë të fundit të dorëzuar dje si ankesë dhe kërkesë, e cila menjëherë gjeti mbështetjen edhe nga 38 organizata të tjera joqeveritare.

Si rrjedhojë e nismës së Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës, përkrahur edhe nga 38 organizata joqeveritare, u arritë qëllimi i përbashkët i shoqërisë civile për largimin e personit të akuzuar për dhunë fizike, psikologjike, ekonomike nga programi Big Brother VIP Kosova”, thuhet në njoftim.

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës të martën dorëzoi kërkesë në KPM ku bëri thirrje që programi Big Brother VIP Kosova 3 të mbyllej, kjo për faktin se  personazhi Atilla Kardesh i cili iu bashkua këtij programi ishte denoncuar publikisht  për dhunë fizike nga ish-bashkëshortja e tij Drenusha Latifi, e cila gjithashtu është pjesë e këtij programi.

Listën e organizatave që kanë mbështetur Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës

Advocacy Training and Resource Center - ATRC

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim - ORCA

CEL Kosova

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA

DokuFest

Dylberizem

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë - QKSS

Lëvizja FOL

Rrjeti i Grave të Kosovës

Youth Initiative for Human Rights - YIHR

Initiative for Progress - INPO

Hyjneshat

Termokiss

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Qendra Kosovare për Studime Gjinore - QKSGJ

Integra

Fondacioni Bubble

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore - CSGD

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave - KRCT

Art and Community Center - ARTPOLIS

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë

SEKHMET Institute

Community Building Mitrovica

Çohu

Anibar

Kosova Women 4 Women

BIRN

YMCA

Instituti i Kosovës për Drejtësi - IKD

OJQ Pishtarët

KCSF

KIPRED

Iniciativa Kosovare për Stabilitet - IKS

Kosovo Democratic Institute -  KDI

Community Development Fund - CDF

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar

Instituti GAP

Grupi për Studime Juridike dhe Politike - GLPS. /Telegrafi/