Janë bërë një javë që kur është ndaluar uji për pije dhe gatim nga liqeni i Badocit, shkak i rritjes së vlerave të manganit. Qytetarët që furnizohen me ujë të pijes nga ky liqen janë duke shfrytëzuar rrugët alternative që është duke i ofruar KRU “Prishtina”, me autobotë.
Mirëpo, cili është shkaku i këtij problemi, sa ndikon tek organizimi i njeriut sasia e tepërt e manganit dhe kur pritet të stabilizohet kjo situatë, për të gjitha këto ka folur në një intervistë për Telegrafin koordinatorja për monitorimin e ujit, Burbuqe Nushi-Latifi.
Nushi-Latifi tha se problematika e manganit është fenomen natyrorë tek çdo liqen që furnizon me ujë, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë.

Sipas saj, sasia e manganit rritet kryesisht gjatë sezonit pranverorë, veror dhe vjeshtor.
“Pse janë telashet? Pasi mangani katër valent nuk mund të menaxhohet dhe të filtrohet gjatë përpunimit apo në fazat e trajtimit pasi aty na del në rrjet. Mangani është metal esencial i cili na duhet neve për rritjen dhe zhvillimin e njeriut”, ka thënë Nushi-Latifi.
E pyetur se çfarë është bërë deri më sot që vlerat e ujit të pijshëm të normalizohen, ajo tha: “Është punuar shumë, edhe nga ne si Institut edhe kompania, Ministria e Shëndetësisë dhe komplet institucionet relevante…ju thash që kjo është një fenomen natyrorë”.
Nushi-Latifi tregoi se ajrimi ka shumë rëndësi për mbajtjen e balancit të vlerave të manganit në ujë të liqenit.
Tutje ajo theksoi se në kushte normale në muajin tetor në Kosovë ka mbizotëruar mot më i ftohtë, mirëpo siç tha ajo sot temperaturat janë më të larta.

“Ajrimi duhet të jetë…fatkeqësisht ngrohja globale është problemi. Sot është data 26 tetor dhe ende jemi me mëngë të shkurta, që te ne nuk është dashtë. Për shkak të ndërrimeve globale po na ndodhin këto telashe. Mirëpo jemi duke e bërë të pamundurën, duke e ndërru marrjen e nivelit të ujit, duke e rrit ajrimin, d.m.th. kompania është duke i bërë këto. Ne jemi në monitorim 24/7 në bashkëpunim me kompaninë…para disa dite e kemi pas 0.08 vlerat shumë të përafërta me standardet, por një ditë më vonë kanë qenë pak më të ngritura. Sido që të jetë nuk guxojmë me bo panik, pasi nuk është për panik. Vlerat e shtuara të manganit nuk do të thotë që domosdoshmërish ndikojnë në shëndet”, tha Nushi-Latifi.
Por, çfarë roli ka mangani në trupin e njeriut, dhe sa ndikojnë vlerat e shtuara të saj tek njeriu, ajo shpjegoi se: “Për vlera të shtuara të manganit, gjithmonë aludojmë mbi 1 gramë për litër. Ato mund të kenë ndikim në sistemin nervor qendror, por është e rekomandueshme që fëmijët, foshnjat, 0-6 muaj mos me përgatit formulën, qumështin pluhur me ujin që ka vlera të shtuara të manganit, sado që ato të jenë të vogla. Pse? Pasi vet qumështi ka mangan, pasi duhet që t’i ofrohet fëmijës mangani. Vlerat e shtuara e rrit koncentrimin e manganit dhe ai ndikon në zhvillimin e tyre psikik. Vlerat e shtuara ndikojnë në sistemin nervor qendror dhe tek fëmijët e tek të rriturit. Nëse një fëmijë rritet në një vend ku furnizohet me ujë i cili ka vlera të larta të manganit, me vite të tëra atëherë mund të themi që ai ndikon në rritjen e karakterit të tij, në IQ e tij, në koncentrimin e tij…etj”.
Gjatë intervistës ajo tha se gratë shtatzëna, njerëzit me diagnozë nga ndonjë sëmundje, mosha e tretë, etj duhet të kenë kujdes të shtuar në konsumin e ujit të pijes me vlerat e larta të manganit.
Po ashtu tha se shpreson që kjo situatë do të normalizohet në fund të javës, apo në fillim të javës tjetër.
“Po mbajmë shpresë në ndërrimet klimatike…nuk janë më vlerat si ditën e parë që e kemi pas, janë duke rënë. Sot janë dukshëm më të qeta, besoj që deri në fund të javës, eventualisht fillimi i javës tjetër do të normalizohet çdo gjë”, ka thënë ndër të tjera Nushi.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje të enjten e kaluar qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.
IKSHPK ka bërë të ditur se ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë dhe se mos përdorimi i ujit për pije dhe përgatitje të ushqimit do të vlejë deri në njoftimin e radhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Dhurohet donacion i pajisjeve mjekësore për trajtimin e fëmijëve në QMF-në në Istog

Dinari serb – i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50% - si hakmarrje për tarifat e energjisë nga Ontario

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Dinari serb - i ndaluar në rregullore por i qarkulluar në treg

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare