LAJMI I FUNDIT:

Rritja e pagës minimale, LSM: Do ta informojmë dhe Komisionin Evropian, qeveria po sulmon vazhdimisht sindikatat

Rritja e pagës minimale, LSM: Do ta informojmë dhe Komisionin Evropian, qeveria po sulmon vazhdimisht sindikatat

Konfederata e sindikatave evropiane sot ka mbështetur sindikatat në vend në përpjekjet e tyre për arritjen e pagës minimale më të lartë që do t’u mundësojë punëtorëve të jetojnë dinjitetshëm. Përfaqësuesit e Konfederatës së sindikatave evropiane në një konferencë për media vlerësuan se kërkesat e sindikatave për rritje të pagës minimale janë më se të arsyeshme dhe se paga minimale në Maqedoninë e Veriut është më e ulëta në rajon.

Për zhvillimet në vend do ta informojnë Komisionin Evropian dhe kjo do të futet në raportin e progresit të vendit.

Tea Jarc, sekretare e Konfederatës evropiane të sindikatave, dërgoi porosi se të qenit sindikalist është një e drejtë demokratike dhe se as punëdhënësit dhe as qeveria nuk duhet të sulmojnë sindikatat.


“Nëse nuk respektohet dialogu social, ne për këtë e informojmë Komisionin Evropian dhe kjo do të pasqyrohet në raport dhe nga ai raport varet se si do të avancojë vendi drejt BE-së dhe cilat financa do t’i marrë për të përparuar. Të jesh anëtar i sindikatës është një e drejtë njerëzore që duhet respektuar dhe as qeveria dhe as punëdhënësit nuk mund të sulmojnë sindikatat. Një vend që nuk i respekton këto të drejta duhet të mbajë përgjegjësi. Shpresoj se në Maqedoninë e Veriut do të ndalen sulmet ndaj sindikatave, do të kthehet dialogu social dhe do të ketë negociata përmes të cilave do të dakordoheni se cila është paga minimale adekuate. Ne monitorojmë dhe raportojmë se çfarë po ndodh në këtë vend”, theksoi Jarc.

Ajo theksoi se dialogu social është parim i demokracisë dhe se i tillë duhet të respektohet jo vetëm nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe nga ata që pretendojnë të bëhen pjesë e tij.

“U bëjmë thirrje të gjitha qeverive që të respektojnë autonominë e partnerëve socialë, të respektojnë sindikatat dhe t’i përfshijnë ato në të gjitha proceset. Dialogu social duhet respektuar dhe nuk duhet të ketë punëdhënës apo qeveri që sulmon sindikatat. Kjo është e papranueshme dhe në kundërshtim me ligjet e vendeve tuaja dhe kornizës ligjore të Bashkimit Evropian. Si Konfederatë e sindikatave evropiane, ne do të qëndrojmë krah për krah me sindikatat dhe do t’i mbështesim ato”, ka thënë Jarc.

Lidhur me protestat, përfaqësuesit e Konfederatës së sindikatave evropiane thanë se është e drejtë legjitime nëse nuk funksionon dialogu social.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për presionet ndaj të cilave kanë qenë në të kaluarën, tha se Sindikata ka qenë e ekspozuar ndaj presioneve në të kaluarën dhe se do të jetë edhe në të ardhmen, por se ata janë këtu për të luftuar për të drejtat e punëtorëve.

Paga minimale duhet të harmonizohet këtë muaj dhe sipas ligjit do të rritet për rreth 1.800 denarë. LSM kërkon që paga minimale të jetë 500 euro, ndërsa dallimin në kontributet deri në 30.000 denarë ta subvencionojë Qeveria për një periudhë njëvjeçare.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori