Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,57 % në raport me vendimin e datës 19.06.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.


Nga data 21.06.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS 95 - 76.00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS 98 - 78.00 (denarë/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) - 72.00 (denarë/litër)
Vaj për ngrohje - Ekstra i lehtë 1 (EL-1) - 70.00 (denarë/litër)
Vaj për karburant M-1 NS - 40.928 (denarë/kilogram)